Google search engine
Home Rajoni Kosova Depozitimi i kërkesës për rinumërim të votave, Vetëvendosja vjen me reagimin e...

Depozitimi i kërkesës për rinumërim të votave, Vetëvendosja vjen me reagimin e fortë: Kemi pasur shumë mesazhe dhe telefonata! (E PLOTË)

0
328

Procesi i zgjedhjeve në Kosovë shënoi një kulturë të lartë demokratike, mirëpo koalicioni Nisma-AKR, i drejtuar nga Fatmir Limaj dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan sot rinumërim të votave.

Koalicioni thotë se nuk janë numëruar mirë votat, pasi pretendon se ka marrë më shumë se 4,93%, ndërsa LDK-ja ende shpreson një përmbysje e fitore duke qenë se ka marrë 24,82% të votave.

Për këtë ka reaguar edhe zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se rinumërim po kërkojnë partitë politike të cilat nuk kanë marrë mbështetje nga qytetarët dhe po kërkojnë që të gjejnë shpëtim.

“Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumërim. Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumërimi. Qytetarët kanë folur me 6 tetor. Vullneti i tyre do të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj zyrtar.

Kujtojmë se Vetëvendosja ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit me 202 mijë 532 vota ose 25,51% të tyre. Me këtë numër të votave, VV-së patjetër do t’i duhet të gjejë një partner për krijimin e një koalicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here