Batërdia e “Veneto Banka”, ja si u zhdukën pronat e përvetësuara nga italianët, Gent Sejko në shërbim të italianëve

0
438

Dalin në pah të tjera skandale me falimentin e bankës italiane “Veneto”. Gazeta ka kryer të tjera hulumtime që tregojnë masakrën që po ndodh në tregun bankar shqiptar përmes largimit të “veneto”. Janë të shumtë ata qytetarë që po enden gjyqeve dhe rrezikojnë t’u sekuestrohen prona. Por skandali bëhet dhe më i thellë, pasi ka shumë biznesmenë që kanë marrë kredi te “Veneto Banka” dhe në pamundësi shlyeje u janë sekuestruar pronat. Nga kërkimet që kemi bërë në “Google”, arritëm të shkarkojmë disa materiale ku rezulton se disa prona të lakmueshme në Tiranë si një hotel luksoz, një televizion privat, pronat e një kompanie interneti si dhe disa fabrika fason, janë nxjerrë fillimisht në shitje nga “Veneto Banka”, pas kalimit të pronësisë në favor të saj nga gjykata nëpërmjet Urdhrave të Ekzekutimit. Pra në vitin 2016 dhe më pas në 2017, ndërkohë që sipas marrëveshjes për përthithjen e “Veneto Banka” me “Intesa Sanpaolo Bank”, pronat dhe të mirat materiale të kësaj banke thuhet se duhet t’i kalojnë kësaj të fundit.

Po realisht ku ndodhen këto prona? Nga klikimet që kemi bërë deri tani nuk verifikon gjëkundi që këto prona të jenë në shitje. Kjo për faktin se “Veneto Banka” nuk arriti t’i shiste këto prona kolaterale, madje edhe pas njoftimeve për shitje, kjo si detyrim ligjor për çdo bankë të nivelit të II-të në Shqipëri. Pra, gjithçka është e kuptueshme pse Guvernatori Gent Sejko hesht për skandalin e kolateraleve të “Veneto Banka”, duke mbrojtur me anë të procedurave të dyshimta grabitjen e kolateraleve të klientëve shqiptarë, pa procedura dhe pa dokumenta. Kjo është arsyeja e vetme pse u falimentua një bankë shqiptare si Veneto Banka, ku kolateralet e saj u zhdukën sa hap e mbyll sytë.

Përgjegjësia e BSH

Skandali që po ndodh me falimentimin e “Veneto Banka”, sigurisht që vesh me përgjegjësi Guvernatorin Gent Sejko. Ashtu si bizneset më lart, ka shumë klientë të cilët nuk e dinë se ku kanë përfunduar kolateralet e tyre. Ndërsa ka disa të tjerë që kanë hyrë në listën e zezë pa një paralajmërim. Bashka e Shqipërisë u ka dërguar bankave të nivelit të dytë një rregullore që duhet të ndjekin për kreditë me probleme. Klasifikimet janë disa dhe në çdo rast parashikohen veprime dhe masa të ndryshme për të rimarrë raportin, pra që ajo të kthehet në një “kredi standarde”. Asnjë banke të nivelit të dytë, nuk i intereson që ta klasifikoje një kredi direkt në të keqe dhe që më pas të merret me procedura “administrim pronash kolaterale të sekuestruara”. Në çdo stad të kredive në risk, negociohet midis palëve, pra mes bankës dhe klientit. Ndërkohë, debitori njoftohet nëpërmjet letrave të vonesës për detyrimet në kohë reale, si dhe ftohet të paguaje ose të reagoje ndaj vonesave në pagese. Kështu parashikohet në rregulloren që ka hartuar vetë BSH. Por sa është zbatuar kjo strategji? Klientët e Veneto Banka nuk janë njoftuar aspak për vonesat dhe me ta nuk është negociuar për ristrukturimin e kredive. Direkt i kanë klasifikuar si të këqija.

Ja çfarë ka ndodhur me “Veneto Banka”

Gazeta tregoi dje sesi kjo bankë kaloi te “Intesa San Poalo” dhe u bë një maskaradë me kreditë e shqiptarëve. Kushdo që kishte 1-2 muaj vonesa u kualifikuan te kreditë e këqija, ndërsa “Intesa” vuri në lëvizje kompaninë “SGA” për të mbledhur borxhet e “Veneto Bank” në Shqipëri, pra për t’u sekuestruar asetet shqiptarëve. Duke qenë se kjo fundit nuk ka autoritet në vendin tonë, kontaktoi kompaninë “Tranzit Shpk”, shoqëri offshore me seli në ishujt Cayman. Pronari i saj figuron dhe pronar i “Abi Bank”. Por ai që ka lejuar gjithë katrahurën është Gent Sejko. Gazeta ka siguruar vendimin e Guvernatorit, i cili i hapi rrugë kalimit të “Veneto Bank” te “Intesa San Paolo”.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here