Shqiptarët marrin në dorë biznesin e prostitucionit në Itali, mediat italiane nxjerrin prapaskenat ‘tronditëse’: Në fillim kishin nga një vajzë, pastaj…

0
379

Gazeta e njohur italiane, “La Stampa”, ka ngritur alarmin mbi organizimin e biznesit të prostitucionit nga shqiptarët në Itali. Referuar të dhënave të raportit nga “Save the Children” shqiptarët janë ata të cilët dominojnë kontrollin e tregut të prostitucionit në Itali.

“Me një prani të gjerë, pikërisht të mafies shqiptare në tregun italian të prostitucionit, siç shpjegohet nga raporti Save The Children, kontrolli i djemve që hiqen fillimisht si të dashuruar me vajzat e shfrytëzuara, është “total dhe i dhunshëm”.

Një organizim gjithnjë e më i efektshëm dhe i pamëshirshëm, i justifikuar nga rritja e fitimeve.

“Në fillimet e tyre, shqiptarët, kishin nga një vajzë që e gënjenin dhe e shfrytëzonin më pas si prostitutë, pastaj ata mësuan teknika më të ndërlikuara dhe komplekse të manipulimit dhe tani ata arrijnë të menaxhojnë më shumë se një vajzë.

I tregojnë të njëjtën histori secilës prej tyre, e ato mashtrohen. Në këtë moment, i fusin ato në apartamente të ndara”, shkruajnë mediat italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here