Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sapo të marrë detyrën ka vendosur të jetojë në katin e 13-të të Berlaymont, selia e institucionit në Bruksel. “Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të ketë një banesë me hapësirë prej rreth 25 metrash katrore pranë zyrës së saj për netët e kaluara në Bruksel”, theksuan bashkëpunëtorët e saj duke konfirmuar një informacion të së përditshmes gjermane “Die Welt”.
Ursula von der Leyen do të marrë funksionet më 1 nëntor.
”Rezidenca e saj do të mbetet në Hanover”, theksoi i njëjti burim.
“Ajo ka vendosur të akomodohet më mirë në këtë hapësirë të vogël në ndërtesën e Komisionit sesa të marrë një apartament apo të qëndrojë në një hotel. Përveç sigurisë, kjo zgjedhje ka një avantazh praktik, sepse shmang trafikun e bezdisshëm në Bruksel”, nënvizuan ata.
Paraardhësi i saj, luksemburgezi, Jean-Claude Juncker, 64 vjeç, kishte rezidencën e tij në Luksemburg dhe kishte zgjedhur që të merrte me qira një apartament 50 metra katrorë në një hotel për 3 250 euro në muaj.
“Presidenti i Komisionit Europian është një punonjës me kohë të plotë prej 18 orësh në ditë”, theksoi Jean-Claude Juncker.
Paga është e konsiderueshme, 27 903 euro në muaj.
Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve të lindur përgjatë viteve 1987-99