I bindur drejt fitores, Albin Kurti i bën ftesën e papritur Vjosa Osmanit: Të fillojmë bisedimet!

0
271

Zgjedhjet e Kosovë po duartrokiten pothuajse nga të gjithë deri më tani për nga ecuria e tyre. Ndonëse ende nuk ka përfundimi i votave duket se Vetëvendosja e Albin Kurtit kryeson bindshëm dhe pikërisht kjo parti ka nisur festën.

Deri tani VV kryeson me 12 komuna, i ndjekur nga Lista Srpska me 10 komuna, ndërsa në vend të tretë është LDK me 7 komuna.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka mbajtur mbrëmë vonë një konferencë për mediat, duke deklaruar se sot do të ftojë Vjosa Osmanin të Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicion.

“Unë si kryeministër i ri preferoj që qeveria e ardhshme të jetë stabël, e shoh partner LDK-në dhe sa më parë të fillojmë bisedimet për formimin e këtij koalicioni”, tha Kurti, i cili tha se do të nisë menjëherë formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe nxjerrjen e saj nga kriza.

“Do t’i shërbej qytetarëve dhe do ta vendos Kosovën në binar. Faleminderit qytetarëve që na votuan pasi në ketë mënyre na kanë ndihmuar që të transmetohen mendimet dhe qëndrimet tona për ta nxjerr Kosovën nga kriza. Në veçanti do t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që shfrytëzuan votën e lirë. Mërgata jonë nuk do të ketë nevoja me të udhëtoj të votoj pasi ne do te ia mundësojmë që të votojnë në konsullatat tona.

“Sot nuk do t’i kontaktoj. Qysh nesër do te vendosi kontaktin me LDK, me subjektin që ishim në opozitë dhe te bëhemi qeveri dhe te bëjmë ndryshimin. Ndryshimi ka ndodhur dhe mban datën 6 tetorin. Shumë gjenerata do ta mbajnë mend ketë datë, si datë që ndodhi çlirimi. Dialogu ka qenë sfidë, pasi kemi pasur njerëz pa kreditbilitet. Kosova ishte me shumë temë se sa palë. Do ta udhëheqë ketë dialog siç me takon me kushtet dhe ligj. Ne duam mbi 50 marrëveshjet e shkruar me Shqipërinë, të mos mbeten veç letër, të fillojmë t’i zbatojmë marrëveshjet. Ne jemi dy shtete të ndryshme, por jemi një popull”, u shpreh Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here