“Gjithçka është e qartë, të dyja duhet të armatosen”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e frikshëm për zgjedhet në Kosovë (Reagimi i plotë)

0
305

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish për zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë, ku ka përmendur se qeveria e re që do krijohet duhet të zgjidhë dy çështje kryesore:bisedimet me Serbinë dhe marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas avokatit kushdo që të vijë në  pushtet duhet që të dyja vendet si Kosova dhe Shqipëria që kanë rreth 5 milonë banorë sëbashku duhet të jenë të armatosura në momentin kur një president i Serbisë mendon ende se mund të ndodhë pushtimi i territoreve.

Reagimi i plotë: Në Kosovë po votohet.Pritet që të dalë në skenën e qeverisjes një qeveri e cila duhet të garantojë të ardhmen. Janë dy aspekte të rëndësishëm në këtë kohë: bisedimet me Serbinë dhe marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës nga Serbia.Asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruajë Presidenti aktual serb, një ish terrorist i Milosheviçit. Kjo është e sigurt.Presidenti aktual i Serbisë e ndien veten si të jetë një mashtrues i madh politik. Asgjë. Është një njëri i rëndomtë që përkrahet nga hordhitë serbe mesjetarë që i vunë zjarrin Ballkanit me Milosheviçin dhe qeverinë e tij, atje ku ky Presidenti i sotëm ka qenë një nga ministrat më ekstremistë.Atëherë, asgjë nuk mund të pritet nga një grup njerëzish si ky, në një kohë kur vetë shumica e serbëve aktivë në politikë janë me karakter terrorist në ndërtim.Serbët janë pushtues territoresh shqiptare dhe genocidistë antishqiptarë.Janë pushtues tokash shqiptare, prandaj; por tani nuk kanë më forcë ndërkombëtare, sepse vetëm Rusia nuk mjafton.Kjo është arsyeja që nuk mendojnë ta lënë Kosovën. Por, si po mendohet prej presidentit serb marrja sërish e Kosovës?Duhet ndenjur në një gjendje stacionere, thotë ai, në një pritje të madhe kur shqiptarët të mos përkrahen më nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ja, kjo është politika shterpë e presidentit të Serbisë që e ka emrin Aleksander Vuçiç. Po mirë, keq të domosdoshme e kanë këta serbë, mesjetarë në karakter, pasjen sërish të Kosovës brenda shtetit të tyre, kur në Kosovë jetojnë mbi 2 milionë shqiptarë autoktonë?Serbët janë hordhi pushtuese të ardhura në Shekullin e Shtatë në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë e dinë.Kanë qenë aleatë të Perandorisë Osmane në pushtimin e territoreve të gjera shqiptare, dhe aleatë kundër shqiptarëve me të gjitha Fuqitë e Mëdha europiane, me përjashtim të Austrisë dhe Gjermanisë.Tani janë në rënie tërësore, dhe po presin sërish historinë që të rikthehet te ata e kundër shqiptarëve. Kjo është e gjithë shtysa e brendshme e presidentit aktual të Serbisë. Ai po pret.Po shqiptarët?Shqiptarët janë në gabim. Kosova dhe Shqipëria duhet të armatosen.Vetëm armatat e fuqishme shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë janë garancia për triumfin e plotë të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.Doni marrëveshje me një shtet pushtues që nuk heq dorë nga pushtimi i territoreve shqiptare edhe pse është i mundur në luftë? Për këtë ka vetëm një zgjidhje: armatat e fuqishme shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri.Pse, a nuk e çliruan me forcë enorme amerikanët Kosovën?Presidenti serb po qëndron në një politikë pritëse që shqiptarët të mbeten sërish vetëm.Por, a do ta këtë më këtë shpresë ky nesë shqiptarët do të janë ushtarakisht më të fortë se Serbia? Kurrë nuk mund ta këtë!Asnjëherë… Gjithçka është e qartë. Shqiptarët që kanë sot dy shtete shqiptarë me 5 milionë banorë në Ballkanin Perëndimor, duhet të tregojnë sa më shpejt që të jetë e mundur forcën e tyre ushtarake.Po qeveria e re e Kosovës që do të dalë nga këto zgjedhje, e njeh këtë filozofi force?Duhet ta njohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here