Emocionohet Albin Kurti, feston fitoren duke thirrur emrin e gruas në mes të sheshit, turma i përgjigjet menjëherë

0
315

Menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake të votimeve kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, e cila po kryeson bindshëm ka dal në shesh të festojë së bashku me përkrahësit e kësaj partie.

Gjatë këtij fjalimi emocionues dhe tepër të rëndësishëm, Albin Kurti kishte në krah bashkëshorten e tij, Ritën. Gjatë fjalimit ai tha disa fjalë për Ritën, duke i falënderuar simpatizantët dhe kosovarët në përgjithësi që e pranuan në shtetin e tyre, gruan e tij norvegjeze.

Me këtë rast, të pranishmit ia filluar të thërrisnin emrin e saj njëzëri, duke bërë që ajo të qeshte e lumtur. Po kështu e emocionuar u shfaq edhe vajza e tyre.

Me 25.79% të votave kryeson deri më tani Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, të votave.  E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 15% të votave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here