Ka nisur seanca gjyqësore tek Krimet e Rënda për ish truprojën e Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e e Azem Hajdarit. Në seancë avokatët kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “gjykim në gjendje të lirë”.
Një tjetër kërkesë kanë bërë avokatët, ata kërkojnë shpalljen e moskopentencës së gjykimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Një tjetër kërkesë e parashtruar nga trupa mbrojtëse e Haxhisë është që për gjykimin e Haxhisë të shprehet Gjykata e Lartë. Trupi gjykues është tërhequr për marrjen e një vendimi.
Sipas Krimeve të Rënda, çështja duhet ti kalojë Gjykatës së Lartë, edhe pse kjo e fundit tashmë prej kohe është jashtë funksionimit, si pasojë e mungesës së gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve janë shkarkuar nga Vetingu.
Ndërkohë, Krimet kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Izet Haxhinë, deri sa çështja e tij të kalojë për gjykim në Gjykatën e Lartë.