Google search engine
Home Aktualitet Digjen dy makina në Tiranë, njëra në pronësi të avokati të njohur....

Digjen dy makina në Tiranë, njëra në pronësi të avokati të njohur. Pista ku po hetohet

0
350

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë djegur 2 automjete në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. Mesohet se një prej mjeteve të djegura është në pronësi të Loren Lico me profesion avokat, por që e kishte në përdorim nëna e tij, Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhë me kapuç, i cili afrohet  mjetit golf 6 në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe largohet me vrap.

Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta, pasi flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët te cilët ndërhynë sapo panë flakët. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here