Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, të cilët sot votuan për zgjedhjet parlamentare. Përmes rrjetit social “Twitter”, Kosnett ka thënë se pjesëmarrja e konsiderueshme në zgjedhje tregoi një përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.Ai e quan ditën e sotme si një ditë të shkëlqyer, ndërsa shprehet se e ka përjetuar pozitivisht daljen masive të qytetarëve të Kosovës në qendrat e votimit. “Çfarë ditë e shkëlqyeshme–i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar –kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.