Pas seancës së radhës për çështjen ‘Hajdari’, Krimet e Rënda kanë vendosure që dosja e Izet Haxhisë të kalojë në Gjykatën e Lartë. Ajo do të zgjidhë mosmarrëveshjet e lindura mes Gjykatës së Tiranë dhe dhe asaj të Krimeve të Rënda, të cilat nuk kanë ndarë ende se e kujt është kompetenca për të shqyrtuar dosjen në fjalë.
Gazetarja Klodjana Lala tha se ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që e ka dërguar çështjen e ish-truprojës së Sali Berishës në organin e Gjykatës së Lartë.
“Gjykata e Krimeve vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, kjo për faktin se mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje me Gjykatën e Tiranës se cila prej tyre është kompetente për dosje e Izet Hashisë. Prokurori i çështjes Besnik Muci ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Izet Haxhinë, ndërsa ky i fundit, do të qëndrojë në burg deri sa të shprehet organi i Gjykatës së Lartë në lidhje me caktimin e kompetencës”, u shpreh Lala.










































