Google search engine
Home Politike Drejtesi Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, nis seanca te Krimet e Rënda...

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, nis seanca te Krimet e Rënda për ish-truprojën e Sali Berishës (Zbardhet kërkesa e avokatit të Izet Haxhisë)

0
335

Po mbahet sot seanca e radhës te Gjykata për Krimet e Rënda, për Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjes së Azem Hajdarit në shtator të 1998.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në gjykim në gjendje të lirë. Mbrojtja e Haxhisë gjithashtu kërkon që Gjykata për Krimet e Rënda të shpallë moskompetencë për dosjen, dhe gjykimi të bëhet nga gjykata e Lartë.

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Pas shumë vitesh arrati në Turqi, Haxhia u ekstradua në vitin 2018. Izet Haxhia ka mohuar autorësinë e krimit, gjithashtu edhe gjyqtarët që ishin në Apelin e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here