‘Zhvendosen’ stinët, meteorologët bëjnë parashikimin e papritur për Europën/ Ja si pritet të jetë moti në muajt e ardhshëm

0
414

Dita e sotme në vendin tonë ka nisur me reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë se si do të jetë moti në ditët apo në javët në vazhdim

Sipas meteorologëve amerikanë temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë në gjithë Evropën gjatë gjithë muajit tetor dhe nëntor, ndërsa në dhjetor do të rriten sërish.

Pjesa Jugore e Evropës gjatë tetorit e deri në dhjetor pritet të jetë me temperatura më të larta se sa normalja për këtë stinë.

Në Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje, kurse pjesa jugore të Evropës do të jetë më e thatë, shkruan “euronews”

Meteorologu amerikan Todd Crawford, ka pohuar se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të  mbërthehet nga i ftohti ekstrem, i cili do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here