U vra me plumb në kokë dhe u hodh në kanal, kush është i riu që u ekzekutua dje në Mirditë/ Viktima kishte edhe një emër të dytë, policia nxjerr dyshimet e rënda

0
461

Ditën e djeshme u gjet i hedhur në një kanal dhe i ekzekutuar me armë 34-vjeçari Eri Zefi nga fshati Zall Xhuxh i Mirditës. Mirëpo detaje të reja kanë dal në dritë për të vrarin, i cili në të gjithë rrethin miqësor njihej me një emër të dytë.

Viktima ndryshe njihej me emrin Anton Zefi, ndërsa raportohet se pasaportizimin e ka në Adriatik të Laçit, ndonëse viktima nuk ka jetuar asnjë ditë aty.

Për vrasjen e Zefit, policia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje disa banorë të fshatit. Dyshohet se vrasja e Zefit ka ndodhur për motive gjakmarrje.

34 vjeçari i cili u gjet i vrarë në një kanal, është vëllai i Ndue Zefit, që vrau në shkurt të këtij viti fqinjin e tij Martin Ndrecën në Durrës.

Sakaq policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të kapur autorin ose autorët.

Kujtojmë që Ndue Zefi pas një sherri për arsye banale ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.  Aty e ka qëlluar me 5 plumba, nga të cilët vetëm njëri prej tyre ka kapur 45-vjeçarin Ndrecën në pjesën e shpatullës, por kjo ka rezultuar fatale për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here