Në seancën e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, diskutohet mbi projekt-rezolutën e propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari për negociatat me Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama shkoi sot në Kuvend dhe u ul në vendin e tij përkrah ministres Spiropali.
Në tavolinën e tij Rama “surprizohet” kur shikon se kishte një palë syze me ngjyrë jeshile të cilat ishin të një prej deputetëve të pranishëm në sallë.

