Shkarkimi i Ilir Metës, Presidenca ndërmerr hapin e rëndësishëm nesër: Ja çfarë do të publikojmë për Venecian!

0
314

Presidenca do të bëjë ditën e nesërme publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.

Ditën e nesërme do të bëhet publik qëndrimi për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.

Burime nga Presidenca konfirmojnë se nesër do bëhet publik qëndrimi i Presidencës dhe po kështu do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit për komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje.

Sipas raportit të publikuar nga Venecia pak ditë më parë, vlerësohet se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anulojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Në draft opinionin e tij, Komisioni vërente se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

Në përfundimet e tyre, pasi kanë analizuar me detaje të gjithë rastin, ekspertët e Komisionit theksojnë se “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por sipas tyre “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here