Fotografia dhe historia e shqiptares që mposhti leuçeminë është vendosur në Paris afër Kullës së Ejfel në mesin e grave të tjera që luftuan kancerin. Vitin e kaluar, Arlinda Morina u përball me një sëmundje mjaftë të vështirë, por regjisorja e filmit, për asnjë moment nuk është dorëzuar.
Artistja që të gjithë në Kosovë e njohim me emrin Liki e që karakterizohet për energjinë dhe talentin e dashurinë ndaj filmit, ,vuajti nga sëmundja e leuçemisë (leukemia plasma cell). Ndërsa sipas mediave në Kosovë, ajo sot është një nga heroinat e kësaj sëmundjeje të vështirë, pasi Arlinda i është rikthyer jetës normale.
Fotografi kjo e realizuar nga Boubkar Benzabat. Ndërsa ajo u vendos pikërisht në Ditën kundër Kancerit.
































