Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka kërkuar që të ndryshohet Kushtetuta për ata që braktisin sistemin, me tone të ashpra ka deklaruar se zgjedhjet e reja do të zhvillohen, vetëm nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon rezultatin e 30 qershorit.
“Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon rezultatin e 30 qershorit, atëherë do të shkohet drejt zgjedhjeve”, tha ministri.
Më tej, ministri Majko i bëri thirrje PD-së t’i vërë gishtin kokës dhe të shikojë pas në kohë, pasi kjo është rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës së thellë politike.
“Kuvendi dhe sistemi politik i vendit u ballafaqua me aktin e paprecedentë të Presidentit me aktin e 30 qershorit. Kuvendi u ballafaqua me aktin e paprecedentë të Presidentit për të anuluar 30 qershorin. Ata që na kufizojnë shpesh në politikë nuk janë gabimet, por frika në to.
Procesi politik i muajve të fundit pohoi pamundësinë e mazhorancës për të mos u tërhequr nga zbatimi i rregullave të sistemit kushtetues të zgjedhjeve lokale”, tha Majko ndër të tjera.