Aktorit Neritan Liçaj shprehet se po i bëhen letrat për ta hequr nga puna.
Sipas tij kjo është një hakmarrje dhe ai nuk trembet nga ky fakt pasi tregon se si po degradon kjo qeverisje.
Liçaj tha:
“Është e vërtetë, jam lajmëruar që po më bëhen letrat për të më pushuar nga puna. Kjo është një hakmarrje, por nuk më tremb ky fakt, pasi tregon se si po degradon kjo qeverisje e çartur që na sulmoi politikisht në radhë të parë. Na sulmoi me polici dhe tani po na sulmon edhe personalisht”, tha aktori.
“Mendoj se do të tërhiqen pasi reagimi qytetar ka qenë shumë i fortë. Njerëzve i ka ardhur në majë të hundës nga kjo arrogancë në qeverisje. Unë kam qenë shumë korrekt në punë, është thjesht raprezalje. Nuk më ka thirrur njeri zyrtarisht, por një burim shumë i sigurtë më ka thënë se po më bëhen letrat për të më hequr nga puna”.
Kur u pyet nëse beson se pas kësaj gjëje është kryeministri Edi Rama, aktori tha:
“Besoj se pas kësaj është një urdhër i kryeministrit, pasi kam bindjen se drejtori i teatrit, pavarësisht “fërkimeve” që kam patur me të, nuk do të më hiqte kurrë nga puna. Kryeministri po bën raprezalje për të asgjësuar artin. Që kur ka qenë ministër i Kulturës është përpjekur me çdo kusht të asgjësojë Teatrin Kombëtar”.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe aktorja Ema Andrea, e cila shkruan:
“I dashur koleg, Neritan Liçaj
Nuk e di a eshte apo do behet i vertete lajmi per largimin tend nga vendi i punes,dhe as dua te flas per talentin tend, pasi nuk me duhen dite si kjo e sotmja per me e njohe!
As nuk do flas per motivimin potencial te ketij akti,sepse mendja ime ka shkuar shume me heret ne kohe,..diku tek “çastet” e klounit…pak para se te largohet nga skena e te thote “ndjese per shqetesimin”..heret po bredh mendja..qe kur lindem…
Me shtyn me shkrujt nje mehje fryme qe mund te jete shenje deshperimi…
Jam, larg atij vendi, jam ne vendin qe ne e therrasim “ehh por bota ti njeh vlerat!” e prap nuk marr dot fryme (por kjo ka pak rendesi)
Nuk jam e merzitur per ty, koleg por per faktin se ky lajm eshte lehtesisht i besueshem e mundshem, po, ne kete vend ku:
Qe prej kohes se diktatures, drejtuesit e institucioneve te artit e kultures jane zgjedhje te pushtetit politik,
Ku, qe prej kohes se diktatures, vendi i punes fitohet si shperblim per sherbimin ne parti e ne pushtet e jo per merita,
Ku, qe prej asaj kohe,artistet lançohen e linçohen sipas interesit te vorbulles se pushtetit
Ku, qe prej asaj kohe,endrra e artistit eshte te zere nje vend pune ne nje nga institucionet e bulevardit ne Tirane,
Ku, artistet konsiderohen si punetore me ore pune (edhe keto te numeruara keq) e jo si krijues,
Ku, shpesh jane baraz me objektet qe blihen,nga ofertuesi me i ulet
Ku, pushteti hapesiren e artit e ka vizituar, dikur per censure e sot per qoke,duartrokitje e foto per elektorat,
Ku, hapesiren e artit e kultures e kane zene politika,telenovela e thashethemi
Ku, arti e ka humb misionin e vet
Ku,hapesiren e krijimtarise e ka zene mbijetesa,
Ku, vendet e punes mbahen me heshtje apo sherbime jo profesionale
Ku, mendimet autonome,bejne habi, e ngjyrosen me perkatesi
Ku, artisti dalngadale do diskutoje ekzistencen e vet,
Ku, te thyesh ligjin quhet trimeri e arroganca elokuence sexy
Ku, termat “i shitur” e ” i blere” dolen nga fjaloret e marksizmit e dhunshem i bene mburoja e heshta primitive
Ku, liria e pavaresia ndeshkohen me perjashtim,
E per gjithe kete e me teper akoma,ndjej deshperim, sepse do te doja ti jepja kuptim te kaluares sime, besimit tim, parimeve per te cilat rezistova jashte bulevardit sepse enderroj nje te ardhme me Sy!
Ndaj, koleg,nuk jam e deshperuar per ty, por per veten! Anì, askujt ska me i ba keq ky deshperim, veç meje, si gjithmone..
Ps. Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto, por artist mbetet sepse ka lindur i tille!
Pss. …me falni per shqetesimin”,