E ftuar në emisionin “Soiree”, gazetarja Juli Xhokaxhi foli për fillimet e karrierës së saj.
Teksa po diskutonte së bashku me Anila Bashën, Ola Brukon dhe Blerta Tafanin për “Gratë në media”, Juli tregoi një episod që ka pasur me Anila Bashën. E ndodhur në të njëjtën studio, ajo u shpreh publikisht se Basha tallej me gabimet që ajo bënte. Por pikërisht talljet e saj e kishin shtyrë ta marrë punën akoma më shumë seriozisht.
“Unë nuk isha marrë ndonjëherë më parti të mëdha. Basha i thotë Çipës të shkojë kjo e reja në grupin parlamentar të PS-së dhe Çipa më thotë që ‘është mbledhja e grupit parlamentar të PS-së dhe do të shkosh t’i bësh edhe një intervistë Arben Malajt’. Unë isha zero atëherë nga politika, as nuk e ndiqja, as nuk e doja. Mbaj mend që kam shkuar dhe e kam nisur tekstin e kronikës ‘sot në godinën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste’ dhe e merr Basha tekstin tim dhe tallej. Pas kësaj, aty e kam marrë shumë seriozisht. Aty fillova të lexoja gazetat çdo mëngjes”, ka treguar duke qeshur gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi.
