Shqipëria do të luajë më 11 tetor ndeshjen e radhës kualifikuese. Me shpresën e një rezultati pozitiv, teksa përballë është një prej skuadrave që konsiderohet si rival direkt, kuqezinjtë e Edi Rejas do të sfidojnë Turqinë në transfertë.
Për ndeshjen që do të luhet në stadiumin e skuadrës së Fenerbahçes, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët e interesuar nga Shqipëria se me katër tetor do të nisë edhe shitja e biletave për miqtë në këtë përballje.
Ajo që bie në sy, është çmimi shumë i lirë, krahasuar me çfarë ndodh me biletat në vendin tonë. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të ‘EURO 2020’, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së. Bileta kushton 700 lekë (të rinj) dhe një person mund të blejë deri në 5 të tilla. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës, si: emër/ mbiemër/nr. pasaporte/”, ka njoftuar FSHF.