Google search engine
Home Politike Drejtesi Çështja ‘Babale’, plas keq sherri në gjykatë mes Salianjit, Alizotit dhe avokatit...

Çështja ‘Babale’, plas keq sherri në gjykatë mes Salianjit, Alizotit dhe avokatit të Agron Xhafës: Jeni ndonjë biçim prokuror…(REPLIKAT)

0
372

Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, seanca e radhës për çështjen “Babale”. Kjo seancë është shoqëruar me debate të forta mes ish-deputetittë PD-së Ervin Salianji, Fredi Alizotit dhe avokatit mbrojtës të Agron Xhafës, Ardian Visha.

Ky i fundit ironizoi nëse Salianji është ndonjë “biçim prokurori përderisa deklaroi se merret me denoncimet ardhura në PD”. Salianji akuzoi Vishën se nuk pranon ekstradimin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Agron (Geron) Xhafës nga Italia për trafik droge.

Në sulm ndaj Salianjit është hedhur dhe Alizoti, i cili e akuzoi ish-deputetin e opozitës si “mashtrues dhe se ka gënjyer për përgjimet e publikuara në media”.

Salianji është thirrur në cilësinë e dëshmitarit të çështjes së nxehtë “Babale”, ku përgjimet e publikuara nga PD-ja dhe gazetari Jetmir Olldashi nxorën bisedën e Albert Veliut me Agron Xhafën për transportin e një sasie droge drejt Italisë. Ndërsa, kohë më vonë, të tjera përgjime nxorën se si Fredi Alizoti pranoi të paguhej nga autoritetet e policisë për të pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafës në inçizimet e paraqitura nga selia blu.

Debati i sotshëm në Gjykatën e Tiranës:

Alizoti: Salianji ka gënjyer për mua dhe përgjimet. Është mashtrues.

Visha i drejtohet Salianjit: Jeni ndonjë biçim prokuror që merreni me denoncine në PD? Çfarë strukture është kjo?

Salianji replikë me Vishën: Nuk përgjigjem me fjalën ‘biçim’. Tërhiqe mbrapsht. Nuk lini të ekstradohet Geron Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here