U kap tek “313” me ‘iPhone 5’/ Ish-kampioni i boksit në regjim të veçantë

0
304

Ish kampioni i boksit Asmer Bilali, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri” do të qëndrojë në regjim të mbikqyrjes së veçantë.

Vendimi është marrë sot  nga Gjykata e Tiranës.  

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili përmes Prokurorisë së Tiranës kërkoi konfirmim për ta vendosur në regjim të veçantë Bilalin për tre muaj.

Gjykata e Tiranës vendos regjimin e përkohshëm sipas nenit 55 dhe 56 të vitit 1998 , regjimin e mbikëqyrjes së veçantë te të paraburgosurit Asmer Bilali.

Asmer Bilali është kapur disa herë radhazi në ambientet e 313 me telefona. Asmer Bilali i tha gjykatës që “skam patur telefona” dhe mohoi gjetjet e burgjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here