Krahu i djathtë i Ilir Metës del me deklaratë të fortë: Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz

0
286

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me debatet e zhvilluara në disa studio televizive mbrëmjen e djeshme, me fokus kryesor raportin paraprak të Komisionit të Venecias për shkarkimin ose jo të presidentit Meta.

Blushi shprehet se jetojmë në kohë çudirash, pasi kokaina e nisur në kontenierë nga Amerika Latine në vendin tonë përfundon si oriz.

Postimi i plotë i Blushit

Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.

Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.

Jetojmë në kohë magjistarësh!

Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.

Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here