Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, për arsye shëndetësore ka dhënë dorëheqjen. Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.
Ka patur dosjen e Kostandinos Kacifas, grekut që u vra në Bularat ne vjeshtën e shkuar.
Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të autoriteteve greke. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.
