Një vit më parë aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar nga roli i “Bihterit”, Beren Saat u divorcua nga bashkëshorti i saj muzikant Kenan Dogulu.
Ndarja nuk ka qenë e lehtë për Bihterin dhe për një kohë të gjatë ajo ishte në qendër të vëmendjes së mediave turke.
Mirëpo pas një viti, aktorja duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me bashkëshortin dhe ka nisur një lidhje të re.
Bihteri është fotografuar me DJ Maga, një DJ i njohur në Turqi dhe bashkë ndodheshin në një klub nate.
Aktorja i ka konfirmuar lajmet e gazetave duke u shprehur: “Po, unë jam në atë foto”.
![](https://sot.com.al/sites/default/files/images/fullgallery/uio.png)
![](https://sot.com.al/sites/default/files/images/fullgallery/iio.png)
![](https://sot.com.al/sites/default/files/images/fullgallery/fgjgjg.png)