Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Mafia bëri gjithçka që të ikja nga Milani

0
311

Akuza tronditëse ato të zbuluara nga Taribo Uest, ish-mbrojtës i Milanit me një të kaluar edhe tek Interi, i intervistuar nga mediat nigeriane lidhur me një fazë të vështirë të karrierës së tij.

“Mafia bëri gjithçka për t’u siguruar se do të largohesha nga Milani”, ka deklaruar 45-vjeçari. “Doktorët u korruptuan për të shkruar në buletinin mjekësor se isha i dëmtuar, por ishte një gënjeshtër.

E bënë sepse e cilësonin të pamundur faktin se një lojtar afrikan do mund të merrte vendin e njërit prej mbrojtësve më të vjetër në skuadër. Liverpuli u prezantua me një ofertë, por në fund u desh të kënaqesha me Derbi Kauntin”, përfundoi Uest.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here