“Shkeli Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve”, a do dorëhiqet nga posti i presidentit Ilir Meta?

0
344

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Shqiptarja.com ka siguruar draftin e Komisionit të Venecias që evidenton shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta. Në draft theksohet qartë dhe prerë se Presidenti nuk ka kompetencë për anulimin e zgjedhjeve. 

“Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj. Zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situata emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në baze të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, të përkohshme). 

Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. Presidenti ka tejkaluar kompetencen e tij kushtetuese duke anulluar dhe shtyre zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne baze ligjore te posacme” thuhet në draft. 

Por çfarë deklaronte Ilir Meta pak kohë më parë?

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen”.

Nëse pritej një reagim për këtë, Ilir Meta nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi deklaroi se Komisioni i Venecias nuk vlen, ai s’ka shkelur Kushtetutën dhe e quan raportin trakt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here