“Rrugët e kokainës, nga Ekuadori për në Shqipëri”, mediat italiane nxjerrin detaje

0
433

Sot në portin e Durrësit janë sekuestruar 137 kilogramë në Policia Shqiptarë në një kontenier me banane. Sot u raportua se droga kishte ardhur nga Ekuadori dhe si destinacion kishte vendin tonë.

Mediat italiane kanë shkruar për drogën e kapur në Durrës, kokaina ishte fshehur në disa kontenierë të ngarkuar me banane, u la në një anije nga Ekuadori dhe një ndalesë tranziti në portin grek të Pireut, përpara se të mbërrinte në Durrës në Shqipëri.

Por në hyrje shkruajnë “Rrugët e kokainës, 137 kilogramë drogë nga Ekuadori për në Shqipëri”. Me tej shtohet se drejtori i Përgjithshëm i policisë shqiptare Ardi Veliu, sqaroi sot se në koordinim me autoritetet gjyqësore Greke është aplikuar “dorëzimi i kontrolluar”, teknika hetimore që lejonte autoritetet shqiptare të identifikonin “bossët” e drogës.

“Dy persona përfunduan në pranga, përfshirë një oficer sigurie në portin e Durrësit, Ardian Bega, 53 vjeç, ndërsa një tjetër, pronar i një anijeje, për të cilën policia siguroi vetëm inicialet, G.M., arriti të shpëtojë pasi e vuri re kurthin e policisë”, mbyllet shkrimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here