Komisioni i Venecias “fundosi” Ilir Metën, Spartak Ngjela del me paralajmërim “bombë”: Koha do ta tregojë…

0
362

Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tiranë, ku mes tjerash thuhet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat kushtetuese për zhdekretimin e 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i fortë i avokatit Spartak Ngjela.

Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri, pasi sipas tij kjo ngjarje tregon se koha po ecën kundër korrupsionit shqiptar dhe kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar.

Reagimi i Spartak Ngjelsë

Komisioni i Venecias e shkarkoi Metën.
Nuk kish si të ishte ndryshe. “Nuk ka kompetencë kushtetuese Presidenti, dhe në asnjë ligj, që të ndryshojë datën e zgjedhjeve”, thotë Komisioni. 
Këtë thashë edhe unë kur shpjegova pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ. 
Është pika e parë e ligjit në të dy kodet: edhe në Kodin Civil, edhe në Kodin e Procedurës Administrativë kjo që shpreh Komisioni i Venecias. 
Por pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: Çfarë ka ndodhur në stafin juridik të këtij Presidenti? 
Është forca e arbitrarizmit të tij që i është imponuar juristëve të tij të flisnin si qytetarë të thjeshtë, apo ata janë servilë të Metës deri në lakeizëm? Ore, apo ia kanë hedhur juristët e stafit këtij njeriu mediokër?
Koha do ta tregojë… 
Gjithsesi… koha po ecën vijimisht në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror…
Kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here