Deklarata e 16-vjeçares Greta Thunberg bëri bujë në OKB, miliardieri i Louis Vuitton i jep një shuplakë të fortë aktivistes mjedisore

0
292

Të shumta janë duartrokitjet qe e reja Greta Thunberg ka marrë kohët e fundit në lidhje me deklarat e saj dhe fjalimet që ka mbajtur për ndryshimet klimatike. Mirëpo, mes tyre nuk kanë munguar as kritikat e shuplakat e forta.Pronari i grupit francez të markave luksoze të modës LVMH, Bernard Arnault i quajti deklaratat e Greta Thunberg mbi ndryshimin e klimës një “këngë që demoralizon” njerëzit. Miliarderi Arnault kritikoi deklaratat e aktivistes mjedisore që ajo bëri gjatë një fjalimi emocional në 23 shtator para delegatëve të Kombeve të Bashkuara. Francezi, i cili zotëron Dior, Givenchy dhe Louis Vuitton, mendon se fjalët e saj po bëjnë thirrje për shkatërrim. Ai tha se korporata, të cilën ai drejton, po punon për të zvogëluar emetimet e gazit serë dhe po përpiqet të “dalë me zgjidhje që lejojnë rezultate më optimiste”. Ai theksoi se deklaratat e Thunberg “demoralizuan të rinjtë” dhe “sugjeruan asgjë përveç kritikës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here