“Ti je turpi i shqiptarëve”, Rudina Hajdari reagon menjëherë pas incidentit në Shkodër: Është për të ardhur keq! (Ka dy fjalë edhe për Jozefina Topallin)

0
272

Deputetja Rudina Hjdari ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në shkollën “Shejnaze Juka”, ku një i ri është futur si nxënës në shkollë dhe iu drejtua ashpër deputetes.

Ndërkohë kjo e fundit u shpreh se incidente të tilla ndodhin dhe se nuk e shqetëson.

“Jam te shkolla ‘Shejnaze Juka’ jemi për të festuar hapjen e kësaj shkolle. Patjetër që incidente ka gjithandej. Kjo nuk është një gjë që na shqetëson. Infrastruktura e shkollës është shumë e dobët. Cilësia e arsimit ka rënie. Duhet të bëhet më shumë për infrastrukturën, për cilësinë e mësimit, për të pasur akoma më shumë një arsim që ndihmon studentët tanë të përgatiten për një të ardhme të mirë.

Ne nuk duhet të braktisim shkollat. Sot në shkollat 9 vjeçare janë 30 mijë më pak nxënës për shkak të emigrimit. Kjo është për të ardhur keq. Me largimin e shqiptarëve shohim dhe një arsim edhe më të dobët. Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për arsimin në vend dhe të rrisim buxhetin dhe të kemi një buxhet që i shkon për shtat Shqipërisë. Qeveria nuk e ka mbajtur premtimin e saj për 5 përqind të buxhetit, sot është 3.1 përqind. Unë do të vazhdoj të vizitoj shkolla të tjera në Shkodër. Do të shkoj edhe në shkollën Azem Hajdari. Ajo shkollë rrezikon të mbyllet, por unë nuk do ta toleroj këtë gjë”, tha Hajdari.

Më tej deputetja u pyet edhe për fjalimin e Jozefina Topallit.

 “E ndoqa shumë pak, por ishte një fjalim i bukur”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here