Sulmoi Rudina Hajdarin, kush është i infiltruari i PD-së që ishte kamufluar si nxënës, pjesë e grupit që i vuri flakën KZAZ-së në Shkodër (EMRI)

0
286

Një incident i rëndë ndodhi sot në Shkodër mes Rudina Hajdari dhe një djali të ri, i cili ishte kamufluar si nxënës shkolle. Mësohet se i riu që sulmoi Rudinën quhet Fatjon Mani dhe është aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ai ishte qëllimisht në aktivitetin në shkollës “Shejnaze Juka”, për të debatuar me Hajdarin dhe për ta akuzuar atë si shtojcë të kryeministrit Edi Rama që nuk e do demokracinë dhe kërkon të kthejë komunizmin.

I riu nuk është nxënës i kësaj shkolle, edhe pse është futur në ambientet e shkollës i kamufluar si nxënës i gjimnazit. Në rrjetin social ai ka foto me Partinë Demokratike teksa shpërndan të gjitha aktivitetet e liderit demokrat, Lulzim Basha. Rudina Hajdari ruajti qetësinë, madje i dha dhe mikrofonin anëtarit të irrituar të Forumit Rinor të PD. Por më pas nxënësit duartrokitën për zonjën Hajdari.

Fatjon Mani ka qenë i proceduar penalisht më parë, për protestat e djegien të po kësaj shkolle e cila në zgjedhjet lokale të 30 qershorit u dogj nga militantë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Rudina Hajdari pasi dënoi këtë akt, dhuroi 400 libra për shkollën të cilës ju vu flaka, pasi do të shërbente si KZAZ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here