Publikohen pamjet/ Kryeministri Rama takon zyrtarin e lartë amerikan dhe të dërguarin special për Ballkanin Mathew Palmer, zbulohet për çfarë diskutuan

0
311

Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Rama shkruan se ata janë mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese të vendit tonë.

Rama shkruan:

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri e të rrugëtimit evropian të vendit tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here