Që pas rënies së tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8 shkalla Rihter pasditen e së shtunës, Shqipëria vijon të dridhet nga pasgoditjet.
Së fundmi, në harkun kohor të 2 orëve janë regjistruar edhe 4 tërmete të tjerë me intensitet të ulët.
Lëkundja e fundit është shënuar në orën 17:03, ndërkohë që nuk ka të dhëna mbi magnitudën dhe epiqendrën ekzakte.
Një tjetër lëkundje është regjistruar në orën 16:49, me magnitudë 2.4 shkalla Rihter dhe me epiqendër 15 km në Veri-Perëndim të Shijakut.
Dy tërmetet e tjera janë ndier në orën 16:12, për të cilin nuk ka të dhëna, ndërsa shkundja tjetër e tokës ka ndodhur në orën 15:17 minuta, me epiqendër 3 km në Veri të Vorës.
Sizmiologët kanë theksuar se kjo situatë është normale dhe të tilla lëkundje do të vijojnë edhe për disa ditë të tjera, deri në normalizimin e çarjes tektonike.