Aktivistja e klimës Greta Thunberg ka mbajtur fjalimin më të rëndësishëm të jetës së saj dhe ka bërë për vete e ka emocionuar me miliona njerëz. 16 vjeçarja është rebeluar në samitin e OKB të që u përqendrua tek ndryshimet klimatike në New York.
Adoleshentja suedeze shprehej në fjalimin e saj emocional se “njerëzit po vdesin” dhe “ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive”.
“Më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me fjalët tuaja boshe. Duhet të isha në shkollë, në anën tjetër të oqeanit. Megjithatë, ju vini tek ne të rinjtë për shpresë. Si guxoni? Nëse vendosni të na zhgënjeni, po ju them se kurrë s’do t’ju falim!
Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosistemet e tëra po shemben. Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka që mund të flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni!”- është shprehur ajo.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar ndaj fjalimit të aktivistes së mbrojtjes së klimës. Ai e ka thumbuar adoleshenten suedeze përmes një postimi në Twitter.
“Ajo duket si një vajzë shumë e lumtur që mezi e pret të ardhmen e ndritur dhe fantastike. Shumë bukur që po e shoh këtë”, shkroi presidenti amerikan.