Shkëlzen Hasanpapajt nga Elbasani i njohur si atentatori i Florenc Çapajt i është gjetur një celular në qeli gjatë një kontrolli të befasishëm. Gjatë kontrollit në paraburgimin e 302 të riut iu gjend celulari që kishte fshehur.
Hasanpapaj tashmë do të merret i pandehur dhe do të gjykohet për akuzën e futjes së sendeve të ndaluara në burg. Shkëlzen Hasanpapaj është marrë i pandehur edhe për atentatin ndaj Florenc Çapajt në Elbasan. Pak ditë më parë ndaj Hasanpapajt prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vite burg.
Në datën 6 qershor 2016 Shkëlzen Hasanpapaj qëlloi me breshëri për të vrarë Bledar Muçën dhe Florenc Çapajn, të cilët shpëtuan, ndërsa u plagos një efektive policie që po kalonte rastësisht në rrugë.