Google search engine
Home Aktualitet Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet fieraku i rrezikshëm (EMRI+AKUZAT)

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet fieraku i rrezikshëm (EMRI+AKUZAT)

0
291

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Policia bën me dije se është arrestuar një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mikel (Dh) Rama, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here