Incident i rëndë/ “A e njeh ti Azem Hajdarin?!”, Rudina përplaset keq në Shkodër: Ti nuk e njeh babain, je një turp! Ti mbron Edi Ramën! (REPLIKAT)

0
244

Një incident ka ndodhur në takimin e sotëm të deputetes Rudina Hajdari me nxënësit në Shkodër.

Një prej nxënësve i ka thënë se ajo nuk e njeh të atin e saj Azem Hajdarin dhe se mbron kryeministrin Edi Rama.

Rudina Hajdari ishte në shkollën “Shejnaze Juka”, pas djegies së shkollës, ku muaj më parë premtoi do të kountribuonte.

Deputetja dorëzoi disa libra, një kompjuter me disa materiale te tjera. Por gjatë takimit me nxënësit e shkollës ajo është përplasur me njërin prej tyre.

Debati i plotë:

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi… (Ndërhyn i riu duke folur)

Rudina Hajdari: Hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu…

I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së

Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë

I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.

Rudina Hajdari: Tani besoj se …

I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve… (Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës…(Në klasë nxënësit brohorasin emrin e deputetes)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here