I dha postin e rëndësishëm pasi e ngacmoi në mes të emisionit, deputeti del me sqarimin e papritur publik për ish-misin: Kujtim Gjuzi nuk gjuan kollaj! (FOTO)

0
360

Mazhoranca, opozita brenda dhe jashtëparlamentare kanë marrë pjesë ditën e djeshme në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, të thirrur nga OSBE dhe me prezencën e ambasadorit Bernd Borchardt.

Mirëpo, në tryezën e Reformës kanë marrë pjesë dhe aktorë të tjerë jopolitikë. Një prej këtyre ‘aktorëve jopolitikë’ është dhe ish-miss Shqipëria Silvana Bushati. Lajmin e jep deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, i cili thotë se në tryezën e OSBE ka qenë dhe Silvana Bushati, si nënpresidente e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania.

Por, pas gjithë bujës mediatike që mori lajmi për emërimin e ish-misit në një post drejtues politik deputeti dhe ngacmimit që Kujtim Gjuzi i bëri hapur teksa ishin të ftuan në një emision sportiv, deputeti konservator ka marrë përsipër të mbrojë imazhin e saj në media.

Përmes një statusi në Facebook, ai thekson se është detyra e tij që të sqarojë publikisht vendimin e marr, arsyet që çuan në këtë vendim si dhe si duhet t’i drejtohemi nga sot e në vazhdim ish-missit Silvana Bushatit.

Statusi i Kujtim Gjuzit

Sqarim publik.

Deputeti Ec. Kujtim GJUZI nuk gjuan kollaj.

Konservatoret kane detyrim Ligjor te japin suport te rinjve ne Politike sidomos e aq me shume personazheve te njohur ne boten e Artit, Spektaklit kultures kristiane e me shume. Une personalisht njihem per perkrahes per ashtin e kombit te qytetareve qe ruajten etnogjenezen shqiptare. ( komuniteti katolik dhe ortodoks )

Doktoreshe stamatologe Silvan Ndue BUSHATI ASHT PREJ 33 DITESH E PROPOZUAR SI NEN PRESIDENTE e Akademise Kombetare Konservatore ALBANIA DHE PER KETE DUHET TI DREJTOHENI JU PORTALE PRESIDENTIT DOKTOR I SHKENCAVE ENRIKO CEKO, NEN PRESIDENT Prof as. Dr. Stavri TRAKO DHE PO ASHTU Prof. Dr Roland SAHATCIA

Ju faleminderit miq dhe kundershtare gj.k dv KLM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here