Kandidatët për në Komisionin Evroian të Rumanisë e Hungarisë u ndaluan sot nga konkurrimi prej konfliktit të interesit, njoftuan zyrtaët evropainë. Komisionari i propozuar i transportit të BE, socialistja rumune Rovana Plumb, dhe Komisioneri i Zgjerimit, ish-ministri i drejtësisë së Hungarisë Laszlo Trocsanyi, u refuzuan në emërimin e tyre prej pasaktësive në deklarimet e tyre financiare, thanë zyrtarët. Zhvililmi është i sikletshëm për kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili propozoi Trocsanyi, si dhe për qeverinë rumune, të përfshirë nga kriza politike dhe refuzime të tjera të kandidatëve nga Brukseli. Dëgjimet për komisionerët e rinj do të nisin javën që vjen. Një komitet i posaçëm ka fuqinë të ndalojë dëgjesat e komisionerëve të propozuar, nëse vlerësimet e deklarimeve të tyre financiare tregojnë për konflikt interesi. Zëdhënsja e komisionit Mina Andreeva tha në një konferencë shtypi se ka një numër opsionesh për të proceduar.Një zyrtar i BE tha se presidentja e KE, Ursula von der Leyen, mund t’i kërkojë Hungarisë e Rumanisë të caktojë kandidatë të rinj.





































