U ulën me PS në tryezën e Reformës Zgjedhore, opozita e bashkuar tregon kushtet: Të ngrihet një strukturë e posaçme! (Kërkesa e PD)

0
276

Përfaqësuesi i opozitës në konferencën për reformën zgjedhore të organizuar nga OSBE, Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj Reforme.

Kjo është pika e parë e qëndrimit të opozitës, që po bëhet i njohur nga sekretari demokrat për çështjet zgjedhore. Opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi. “Për këtë arsye-thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar,- reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.”- thuhet në qëndrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore.

 Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.”- thuhet në qëndrimin zyrtar të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here