Google search engine
Home Aktualitet Çifti përjeton tmerr në autostradën Tiranë –Durrës, dy persona me maska e...

Çifti përjeton tmerr në autostradën Tiranë –Durrës, dy persona me maska e armë i dhunojnë dhe i grabisin makinën

0
454

Një çift ka përjetuar momente tmerri, pasi janë dhunuar dhe grabitur nga dy persona të maskuar e të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën  Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’. Dy persona te maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një çift dhe nën kërcënimin e armës u kanë marrë atyre automjetin tip “Fiat”.Policia e Tiranës ngriti pika të shumta kontrolli në kryeqytet por nuk mundi të arrestoje autorët, ndërkohë  vijon puna për identifikimin e tyre. Policia vijon punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here