Google search engine
Home Sport Dalin rezultatet, kapiteni Mavraj dhe trajneri Reja befasojnë me votat në çmimet...

Dalin rezultatet, kapiteni Mavraj dhe trajneri Reja befasojnë me votat në çmimet “The Best” të FIFA-s

0
324

FIFA organizoi ditën e sotme ceremoninë e çmimeve “The Best”, ku lojtari më i mirë u shpall Lionel Mesi, teksa në garë kishte edhe Kristiano Ronaldon dhe Virxhil Van Dajk.Pas ceremonisë, FIFA ka bërë publike edhe rezultatet e votimeve. Mesi fitoi me 46 pikë në renditjen përfundimtare, ndërsa 38 e 36, morën përkatësisht Van Dajk dhe Ronaldo. Ndërkohë, kanë votuar edhe kapitenët dhe trajnerët e Kombëtareve. Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka votuar me 5 pikë Kristiano Ronaldon, me 3 pikë Sadio Mane, dhe 1 pikë Mohamed Salah. Trajneri Edoardo Reja, votoi me 5 pikë Mohamed Salah, me 3 pikë Lionel Mesin si dhe me 1 pikë, Frenki De Jong.Nga gazetarët, i përzgjedhur ishte Dritan Shakohoxha, që me 5 pikë votoi Virxhil Van Dajk, me 3 pikë Kristiano Ronaldon dhe me vetëm 1 pikë Lionel Mesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here