William Levy është një ndër aktorët më të preferuar për publikun shqiptar, veçanërisht për vajzat.
Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instastory, ai ka treguar një dhuratë që ka marrë nga fansat në Shqipëri.
Ata i kanë dhuruar një anije që mban emrin e Shqipërisë, disa mesazhe në letër si dhe stilolapsa.
Mesa duket Ëilliam e ka vlerësuar aq shumë dhuratën sa i ka falenderuar publikisht fansat duke shkruar: ‘Gjithmonë falenderues për këto detaje’.