Pako e dyshimtë, evakuohet aeroporti i Mançesterit. Midis kaosit dhe panikut, policia arrestoi personin që ishte lakuriq dhe po vraponte (Foto)

0
304

Një pako e dyshimtë e lënë në aeroportin e Mançesterit ka bërë që policia të evakuojë të tërë ndërtesën.

Midis kaosit dhe panikut, policia gjithashtu arrestoi një individ i cili ishte lakuriq dhe po vraponte nëpër aeroport.

Policia e qytetit verior britanik tha se ekipi deminues e kanë kryer një shpërthim të kontrolluar, ndërsa hapësira përreth stacionit është bllokuar për qarkullim të udhëtarëve.

Pasagjerët nuk u lejuan të fluturonin, dhe të tërë punonjësit u urdhëruan të linin detyrën dhe të dilnin nga aeroporti.

Zyrtarët e stacionit kanë thënë se nuk kanë ndonjë orar se kur do të rihapet stacioni, ndërsa autoritetet njoftuan se i kanë nisur hetimet lidhur me këtë incident, shkruan “BBC”.

Rezultate imazhesh për ne aeroportin e Mançesterit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here