“Në shkëmbim të çfarë gjëje e nxori Meta parashikimin për tërmet?”, Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë për presidentin dhe mediat e Berishës që terrorizuan Tiranën

0
296

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka reaguar pas panikut që krijuan disa media online mbrëmjen e djeshme ku ngritën në këmbë gjithë banorët e Tiranës dhe Durrësit.

Ai shkruan se mediat e ish kryeministrit Sali Berisha publikuan lajme për të trembur shqiptarët, dhe Meta me parashikimin e tij kërkon të shmangë raportin e Komisionit të Venecias për shkarkimin e tij.

Postimi i plotë:

Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo vetëm i di kur bien tërmetet, por, madje, ai sikur i ka në dorë tërmetet ashtu siç kishte Zeusi rrufetë.
Pas tij, edhe mediat e Saliut u lëshuan në lajme pro tërmeteve, për të trembur shqiptarët. Po pse e kanë këtë lloj qëllimi?
Është psikologjia e keqbërësit të kapur që vuan ardhjen e padisë penale. Ai do shkatërrimin e gjithçkaje. Është në fakt shprehja e famshme e Luigjit të Katërmbëdhjetë: “A pres moi le deluge” – pas meje qameti të bëhet.
Janë në hall, prandaj. Por ja që, orakulli, është një nocion abstrakt dhe që i takon përrallave.
Por Meta, siç duket, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias: “Kujdes me mendimin juridik për dekretet e mia, se ua mbyta Venecian!”.
Madje shtypi i Metës dhe Presidenca e tij, duket sikur thonë: “Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”.

Siç duket, korrupsioni shqiptar po kërkon të bëjë revolucion me anë të pështjellimit tërmetëror në Shqipëri. Është për të qeshur, por, këta janë, nuk ke ç’t’iu bësh! Dhe mos harroni se këta kapacitete bosh kanë qeverisur Shqipërinë për 12 vjet.Tani po duan të mbjellin frikë me tërmetet dhe kuptohet se edhe po i presin me ankth që tërmetet të vijnë radhë, për muaj të tërë.
Duan shkallmimin e Shqipërisë që në Shqipërinë e shkatërruar pastaj, të sjellin destabilizimin shoqëror, të cilin ka dy vjet që po e kërkojnë…

Kanë të drejtë të shpresojnë për të shpëtuar nga ndëshkimi për korrupsion, por kanë gjetur një rrugë magjish dhe shumë të ulët, edhe pse është qesharake. Po kërkojnë që tragjedinë e tyre individuale, ta kthejnë në një tragjedi kombëtare. Deri tani kërkonin pështjellim shoqëror, kurse tani shpresat i kanë te tërmetet.
Por do vijë një kohë, shumë shpejt do të vijë, kur shqiptarët, tragjedinë që iu kanë shkaktuar këta birbore do ta përjetojnë si komedi. Do qeshin me bëmat e “heronjve të shkatërrimit” dhe, ka tepër gjasë që komedia shqiptare do të merret gjatë me dëshirën për tërmete shkatërrues që kishin ish sundimtarët e tyre…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here