Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është takuar sot me përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe përfaqësuesit e tjerë të Ballkanit Perëndimor në New York. Së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, atij të Serbisë, Ivica Dacic dhe përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në një darkë pune të organizuar nga Federica Mogherini, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Së bashku me Thaçin po marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Këshillit të Ministrave të BH-së me mandat teknik, Igor Cërnadak, e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Nga Brukseli është njoftuar se BE-ja vazhdon të jetë lider në bashkëpunimin global dhe se në bashkëpunim me partnerët do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe demokracinë dhe të promovojë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.