Media e famshme italiane shokon me postimin racist pas tërmetit për shqiptarët, Ermal Meta nuk ia përton me përgjigjen

0
349

Tërmeti i fortë i ditës së shtunë shkaktoi dhjetra të plagosur e dëme të konsiderueshme materiale në Tiranë e Durrës, por media e famshme italiane ka shokuar mbarë opinionin me një postim racist për këtë fatkeqësi natyrore.

Rolling Stone Italia, revista e famshme e muzikës ka bërë një postim racist në Twitter, duke i quajtur shqiptarët si “të kequshqyer që trondisin gjysmën e shtëpive në Pulia”.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias! “, shkruan Rolling Stone Italia, raporton Newsbomb.al.

Pas këtij postimi ka reaguar themeluesi i “TeamAlbanians” Deni Hoxha, i cili thotë se postimi racist është fshirë nga revista italiane.

Ndërsa këngëtari shqiptar në Itali, Ermal Meta, i quan “humbësa” revistën italiane që bëri postimin racist dhe më pas e fshiu.

“Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here