Ish-ministri Saimir Tahiri në një konferencë për mediat ka folur edhe për ‘gabimin e tij të madh’, që sipas tij është fakti që tha të vërtetën duke treguar se në cilat përmasa po mbidhej kanabisi në Shqipëri dhe luftën që ai kishte nisur.
“Bëra gabimin më të madh që thash se në cilën përmasë mbillje kanabisi në Shqipëri, duke e luftuar në çdo cep, ndërhyra në kanabis. Duke ditur që po ta luftoja në cep do thonin obobo ç’bëhet me gjithë këtë kanabis. Por ka qenë aty. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre dhe unë mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj siç më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë.
Ka pasur Shqipëria ministra të brendshëm të tjerë, ministra, kryeministra të tjerë. Një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë këtu jashtë nuk u akuzua për shpërdorim detyre, dhe as kryeministri kur tha se Lazaratin e lashë të mbillej se ashtu ishte politika ime, as ministri i Mbrojtjes kur la 28 të vdekur në Gërdec. Më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t’i shkoj deri në fund. Më takon të rri e të pres. Të marr vendimin e zbardhur të gjykatës, dhe ta apeloj urgjentisht. Të përgjigjem me përulësi për çdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia para drejtësisë dhe para publikut. Ka shumë qytetarë që sot më besojnë dhe unë i falenderoj. Ka qenë sakrificë. Ka plot që s’më besojnë, edhe ata i falenderoj”, u shpreh Tahiri.